Pas arrestimit të shefit të rendit në Vlorë me akuzën e dekonspirimit të një operacioni antidrogë, sonte, ka rënë në pranga edhe një tjetër drejtues i policisë.
Gani Abazi, shefi i specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë dhe trafikojnë drogë në zonën e Tepelenës.