Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Klan News raporton se i arrestuari është Jani Kallanxhi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas raportimeve vajza është 8 vjeçe, ndërsa e ëma vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./Opinion.al