Një 51-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.
Ai rezulton i dënuar me 15 vite burg nga drejtësia italiane për akuzat “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.
Braci, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. / Opinion.al