Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i janë sekuestruar dy mina me telekomandë.
I arrestuari është Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e ka 34-vjeçarin në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al