Një person i vënë nën arrest ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Korçës. Sipas Klan news i arratisuri është Kristjan Medolli, 21 vjeç, nga fshati Qatrom. Ai ishte paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë e cila i ishte vendosur “arrest me burg”.
Policia ka ngritur postblloqe në aksin nacional Korçë-Pogradec për të bërë të mundur kapjen e tij.
Sipas burimeve ai ishte arrestuar në datën 6 Maj për vjedhje banese. I riu ikur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të seancës ku iu njoftua masa e sigurisë.