Policia e Lushnjës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje në Britaninë e Madhe.
Mësohet se në pranga ka rënë Gledis Mehalla, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.
Mehalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Pas procedurave, do të behët ekstradimi i 20-vjeçarit drejt Britanisë së Madhe./Opinion.al