Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas aksidentit të ndodhur sot në Gjormë të Vlorës.
Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit, Akil Ruçaj.
Ndërkohë, bëhet me dije se në spital ndodhet pasagjeri, i cili po merr mjekimin e nevojshëm.
Aktualisht autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al