Është identifikuar drejtuesi i mjetit, i cili humbi jetën sot bashkë me 7 emigrantë ilegalë në Këlcyrë.
Paraprakisht bëhet me dije se automjeti që “fluturoi” në Vjosë drejtohej nga shtetasi Edison Bregaj.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa sipas policisë shoferi nga Shkodra ka shtuar shpejtësinë e mjetit, për t’i iku patrullës së policisë që e kishte pikasur në këtë aks.
Ndërsa ende nuk janë bërë me dije identitetet e 7 emigrantëve të ardhur nga vendet e treta.