Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë akuzohet për abuzim seksual me një vajzë 10-vjeçare. I arrestuari është identifikuar si Ajet Dume, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.
Bëhet me dije se 57-vjeçari abuzonte me të miturën prej 2 vitesh, ndërsa e kërcënonte atë se do i vriste prindërit nëse tregonte. Familja e vajzës jetonte me qira në banesën e 57-vjeçarit, ndërkohë që kishin një oborr të përbashkët.
Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Dume akuzohet për “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”./ Opinion.al