Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Mësohet se një 43-vjeçar i identifikuar si Ibrahim Duda ka plagosur me thikë 2 vëllezër të mitur.
Mësohet se njëri prej tyre, i identifikuar si K. G., 17 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin./ Opinion.al