Kronikë

EMRI/ 38-vjeçarja në Elbasan evitoi përplasjen me këmbësoren, por …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 05/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në Elbasan që i mori jetën një djali vetëm 3 vjeç.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, teksa Opinion.al mëson se drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Olsjona Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës.

Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.

Ndërkohë mësohet se 38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas