Aktualitet

Emrat+Video/Qarkullonin me armë në makinë, arrestohen 4 persona në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 24/11/22 |
Opi Nion

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishin duke lëvizur me armë në automjet.

Bëhet fjalë për, Bledar Matoshi, 33-vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, Kid Koshena 28-vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë, Klajd Vrioni (Kodra), 32-vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22-vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Ata po qarkullonin me një makinë tip “Range Rover”, kur u ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit.

Policia bëri me dije se gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

Ndërkohë, u ushtrua kontroll dhe në banesat e katër të arrestuarve, dhe gjatë kontrollit në banesën e Redion Meshit u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 armë zjarri, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas