Aktualitet

EMRAT/ Vrasje polici dhe drogë, OFL iu dërgon formularin pesë të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 07/08/20 |
el ida

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Rimel Shehu, me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas