Janë zbardhur identitetet e viktimës dhe autorit, pas ngjarjes së rëndë në Burrel.
Mësohet se autori i ngjarjes është Islam Meta, 63-vjeç, ndërsa viktima është Petrit Kuka 52-vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi viktima, 10 vite më parë i kishte plagosur vajzën autorit.
Kujtojmë që pas ngjarjes autori telefonoi policinë dhe u vetëdorëzua.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.