Kronikë

Emrat/ Vjedhje dhe trafik droge, OFL i dërgon formularin 6 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 11/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Tiranë, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë gjashtë shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Redi Gora (Kromidha) ,banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Florjan Hasa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale  “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Artur Konja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Rinaldo Xhemo (Filaj) ,banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas