Aktualitet

Emrat-Video/ Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 05/12/21 |
Opi Nion

Është finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”, ku janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe  Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar  “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Aldo Tushaj,34 vjeç, Sokol Beqiraj,29 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasit Alban Velo, 34 vjeç, banues në Bishan, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip “Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas