Kronikë

Emrat/ Trafikonin drogë në Itali, arrestohen 4 shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 27/06/20 |
Opi Nion

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet italiane. Mësohet se Policia në Alvito të Italisë ka arrestuar katër shqiptarë, banor prej vitesh në Itali, të cilët akuzohen se janë pjesë e kësaj bande.

Bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Qamil Proshka 39 vjeç, banues në Alvito, Erjon Cara banues në Alvito, Blerim Meka banues në Alvito dhe Agron Isufi 43 vjeç.

Gjithashtu, autoritetet kanë sekuestruar lëndë narkotike të llojeve të ndryshme si kokaina, marijuana dhe hashashi.

Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë në bandën e trafikimit të lëndëve narkotike./ Oipinion.al

Pas