Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Tentativa vrasjesh dhe plumba policisë, goditet grupi kriminal

2022/01/27 at 12:19 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Emrat/ Tentativa vrasjesh dhe plumba policisë, goditet grupi kriminal

Një operacion policor i koduar ‘Storm’,  ka vënë në pranga 5 persona. Policia bën me dije se 2 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. 8 personat e proceduar kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar.


Në një konferencë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,  Lorenc Paganika, njoftoi finalizimin e operacionit, ku u shkatërrua një bandë nga Kurbini, e akuzuar për disa vepra të rënda penale si “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për një ngjarje të ndodhur më datë 14 janar të këtij viti në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V., që qëlluan me armë ndaj policisë.

Po ashtu Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci akuzohen për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, pasi kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj., kundrejt pagesës prej 20 mijë euro.

Njoftimi i policisë

 Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM”.  Zbardhen dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.

Në kuadër të punës hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si rezultat i  një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disajavore, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në bashëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin (DVP Lezhë), mbështetur nga Forcat Speciale FNSH dhe RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “STORM”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

–         “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drrejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

–        “Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

–         Vjedhje e automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–          Vjedhje e automjetit tip “Volksëagen Touran, në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–         Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

–          Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Materialet i kaluan për hetime të metejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve:

–          Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja”;

–     Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”;

E. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

–         M. M. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu materialet i kaluan për hetime të mëtejshme dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në ngarkim të shtetasve:

–          Ibrahim  Difaj, Ilirian  Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja” e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë.

Garantojmë qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e  Prokurorive respektive dhe në bashkëpunim me strukturat  e tjera ligjzbatuese, po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, dhe shumë shpejt do kemi rezultate të tjera.

Ftojmë qytetarët që të mbështesin strukturat e Policisë dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 duke garantuar anonimat të plotë e të sigurt dhe një reagim të mënjehershëm e të panashëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 'Storm'5 te arrestuarpoliciatentativa vrasjesh


Ju sugjerojmë

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
Bota

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

27 Janar, 2026 12:23 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

27 Janar, 2026 10:38 am
Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Para
Bardhi: S’arritën t’i mbledhin firmat për Kuvendin Kombëtar, po shpikin procedura

“Është ulëritës”/ Bardhi për Berishën: Magjistari i pasurive të paluajtshme

Tensionet me Rusinë/Berisha:Shqipëria të ndihmojë Ukrainën me fishekë e municione

Tensionet me Rusinë/Berisha:Shqipëria të ndihmojë Ukrainën me fishekë e municione

Balla-Berishës: Asnjë s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi

Balla-Berishës: Asnjë s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi
















TE FUNDIT

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
27 Janar, 2026

Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrave në Tiranë, është pritur me...

Lexo më shumë

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
27 Janar, 2026

BE dhe India arritën një marrëveshje historike tregtare, pas gati dy dekadash negociatash të ndërprera herë pas here. Marrëveshja synon forcimin...

Lexo më shumë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
27 Janar, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend detaje nga akti i ri normativ për ndryshime...

Lexo më shumë

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
27 Janar, 2026

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com