Aktualitet

Emrat/ Të shtënat me armë zjarri në Kurbin, ja si nisi sherri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 24/08/22 |
Opi Nion

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit.

Sipas  policisë 41-vjeçari Met Lika banues në këtë fshat dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, ka plagosur me armë zjarri Rasim Tafën.

Uniformat blu kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin autorin e dyshuar të plagosjes Met Likën, ndërsa Tafa ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes/Opinion.al

Njoftimi i policisë

Kurbin / Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj./Opinion.al

 

Pas