Disa persona janë konfliktuar me armë në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit, rreth orës 01:10, pas mesnate në rrugën “Brigada e VIII” në ish-Bllok.
Në pranga kanë rënë Shkëlzen Hajdara, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, Sali Vogli, 33 vjeç, Erlis Duka, 27 vjeç dhe Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë këta persona të ndarë në dy grupe janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin.