Bota

Emrat/ Si votuan të famshmit shqiptarë që jetojnë në Amerikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 07/11/20 |
Opi Nion

Të martën, në SHBA u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, të cilat do të përcaktojnë kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë.

Gara presidenciale e zhvilluar mes presidentit aktual, Donald Trump, dhe kundërshtarit të tij Joe Biden, duket shumë e forte edhe tani që po vijon numërimi i votave në disa shtete.

Mes votuesve amerikanë ka edhe shumë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mes tyre VIP-a, të cilët kanë bërë publike votën e tyre.

Disa nga VIP-at e njohur me kombësi shqiptare, të cilët bënë publike zgjedhjen e tyre janë: Bleona Qerreti, e cila ka zgjedhur të votojë Donald Trump,  këngëtari Frederik Ndoci, po ashtu votoi për Donald Trump, deputetja Rudina Hajdari, votoi për kandidatin demokrat, Joe Biden, Lei Kraja, votoi për Donald Trump, aktorja Eliza Dushku, votoi për Joe Biden, dhe këngëtarja Bebe Rexha, votoi për Donald Trump./ Opinion.al

Pas