Aktualitet

Emrat/ Shpërthimi pranë lokalit në Lezhë, arrestohet shënjestra, në kërkim autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 02/04/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur dje në Lezhë, ku në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, 46-vjeçari Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz. Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi Sokol Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë. Për këtë arsye policia ka arrestuar 36-vjeçarin Sokol Pepushi, i cili akuzohet për “Moskallëszim krimi” Ndërkohë është shpallur në kërkim autori Admir Zogaj. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Pepushi, 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj, 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi Sokol Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë. Vijon puna për kapjen e shtetasit Admir Zogaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit Admir Zogaj, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit Sokol Pepushi./Opinion.al

 

Pas