Kronikë

Emrat/ Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 21/06/22 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë operacioneve të koduar  “Yellow pack” dhe “Plastic”.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Yellow pack” ka rënën ë pranga 46-vjeçari Viktor Kaci banues në Lezhë dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

46-vjeçari është arrestuar në rrugën “Asim Vokshi”, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plastic” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Rediol Duka, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës./ Opinion.al

Pas