Aktualitet

Emrat/ Shpërdorim detyre dhe korrupsion, pezullohen 2 efektivë të rrugores



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 28/07/22 |
Opi Nion

Dy efektivë të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra në Vlorë. Në një njoftim për mediat Agjencia e Mbikqyrjes policore Vlorë bën me dije se kjo masë është marrë ndaj inspektor Igli Llupo, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë dhe Renato Yzeiraj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Dy efektivët akuzohen për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar.

Pas