Aktualitet

Emrat/ Sherr në terminalin e autobusëve, plagoset me thikë 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 11/03/21 |
Opi Nion

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Konflikti ka ndodhur një ditë më parë në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë. Sipas news 24 të përfshirë në konflikt kanë qenë 34-vjeçari Rudolf  Nikollaj dhe 32-vjeçari Robert Kurti, i cili është plagosur me thikë.

Autor i ngjarjes është 34-vjeçari Rudolf Nikollaj, ndërsa mësohet se të dy personat e përfshirë në konflikt janë nga Mati.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.

 “Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas