Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Plagosja e 35-vjeçares në Shkodër, arrestohen 3 persona

2020/02/06 at 9:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Plagosja e 35-vjeçares në Shkodër, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia pas përplasjes me armë të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbeti e plagosur një 35-vjeçare e cila ndodhej rastësisht në atë zonë.


Policia njofton se në pranga kanë rënë Arxhend Rexha, 31 vjeç, banues në Durrës, Ension Buraku, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Riad Xheladini, 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim dhe një 26-vjeçar, të identifikuar si Mersad Meta, banues në fshatin Berdicë të Shkodrës.

Bëhet me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe të rinj të cilët  janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit rreth orës 22:40 të së mërkurës.

Mësohet se njëri nga grupet e të rinjve  kanë qenë të ulur tek stolat e pedonales ‘Kolë Idremeno’, dhe më pas pranë tyre ka ardhur grupi tjetër i të rinjve na rruga ‘Françeskane’. Sapo të rinjtë kanë parë njëri-tjetrin kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar duke e kthyer pedonalen në një arenë lufte.

Por nga breshëria e plumbave që të rinjtë kanë qëlluar nuk është plagosur asnjëri prej tyre, megjithatë një ‘plumb qorr’ ka kapur 35-vjeçaren e cila po kalonte rastësisht aty së bashku me motrën dhe dy kunetërit e saj.

Këta të fundit kanë qenë duke konsumuar një kafe në lokalet e pedonales pasi kishin dalë nga spitali për të marrë disa ilaçe, por rastësisht janë gjendur mes dy ‘zjarreve’. Plumbi 35-vjeçaren e ka kapur në këmbë, ndërsa njëri nga kunetërit e saj ka shpëtuar mrekullisht pasi plumbi i ka përshkruar pantallonat por pa e kapur në trup.

Nga përplasja me armë mes dy grupeve të të rinjve është dëmtuar edhe një mjet tip ‘BMW’ që ndodhej i parkuar në pedonale pasi pronari i saj ndodhej në një palestër aty pranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja plumbash çka tregon se përplasja me armë mes të rinjve ka qenë e ashpër. Nga bizneset janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku pas kqyrjes pritet të ketë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Në polici janë marrë dëshmitë edhe të personave që ishin në zonë kur ndodhi përplasja e armatosur./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Para
Taksa ndaj Serbisë,Ramush Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit

Taksa ndaj Serbisë,Ramush Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit

Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike,Basha: Qeveria rrezikon…

Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike,Basha: Qeveria rrezikon...

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg 45-vjeçari

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg 45-vjeçari
















TE FUNDIT

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
27 Tetor, 2025

Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
27 Tetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Tetor, 2025

Dashi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga...

Lexo më shumë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com