Aktualitet

Emrat/ Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 27/05/21 |
Opi Nion

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri.

Policia bën me dije se autorë të ngjarjes janë Aldo Kodra dhe Klajdi Kodra.

Shtetasi Aldo Kodra në bashkëpunim me vëllanë e tij Klajdi Kodra gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin,  Reginaldo Kaçorri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Opinion.al

Pas