Kronikë

EMRAT/Plagoset me armë37-vjeçari në Fier nga kushëriri pas konfliktit për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 07/07/21 |
Opi Nion

Një 37-vjeçar është plagosur ditën e sotmenë Fier si pasojë e një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, ku shtetasi Haredin Nazëraj, 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Klement Nazëraj, 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit.

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale armën e gjahut. Dyshohet se dy të afërmit janë konfliktuar për të mbjellat dhe më pas sherri ka degjeneruar dhe 66-vjeçari ka marrë armën duke e qëlluar kushëririn e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas