Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti në Fushë- Krujë.
Mësohet se të plagosurit janë Serdar Tali, 30 vjeç dhe Ergert Gjoni, 28 vjeç të cilët kanë qenë të përfshirë në një sherr mes të rinjsh.
Ata janë qëlluar me thikë. Aktualisht të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al