Katër shqiptarë, pjesë e një grupi të strukturuat kriminal, janë arrestuar nga policia e Londrës.
Bëhet me dije se shqiptarëve iu është kapur 340 mijë paund cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.
Në praga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë £ cash si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gjetën 100 mijë £.
Eshtë arrestuar edhe i riu Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë £ cash.
“Këto ishin sekuestro të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” – tha kreu i operacionit të policisë , MattMcMillan.
Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt./opinion.al