Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarim pasurie tre personave të dënuar nga drejtësia.
Bëhet fjalë për; Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Arben Frroku, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”.
Durim Keci, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;
Të tre këta persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. / Opinion.al