Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme është ndalur në Tiranë, ku iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy personave të dënuar për vjedhje.
Mësohet se subjektet e OFL janë Bylbil Thika në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim. Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al