Kronikë

Emrat/ OFL në Elbasan, iu kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 21/09/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë personave të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Bëhet fjalë për; Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

Abaz Gega,, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ardian Subashi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

.

Pas