Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë personave të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Bëhet fjalë për; Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;
Abaz Gega,, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;
Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ardian Subashi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al
.