Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë.
Bëhet fjalë për:
Vangjel Zijaj, banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Ervis Rapo, banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Të dy këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al