Aktualitet

Emrat/ OFL iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 20/10/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar sot se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar nga drejtësia për veprat të ndryshme penalë.

Sipas informacioneve, formulari i deklarimit të pasurisë është dërguar për; Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas