Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotiek në Vlorë.
Bëhte fjalë për Real Osmanin banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Elidon Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al