Aktualitet

Emrat/OFL i dërgon formularin tre të dënuarve për trafik dhe prodhim droge


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 08/09/20 |
Al Do

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Afrim Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emilian Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Erion Gjinlija, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Pas