Kronikë

Emrat/ OFL i dërgon formularin katër të dënuarve, mes tyre dhe një grua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 12/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Gjirokastër dhe Përmet, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

Pas