Tre shtetasve në Tiranë u është dërguar nga OFL formulari për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim, shtetasve:
Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
Oltjan Manxhari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al