Aktualitet

Emrat/ Ndryshime në Drejtoritë e Policisë në qarqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 03/11/20 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur ditën e sotme, ndryshime në kupolën drejtuese të disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Krerët e Policisë së Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës janë transferuar nga detyrat që mbanin, dhe në vend të tyre janë emëruar drejtorët e rinj.

Kështu, drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan, Arjan Muça është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës, Erigert Mitri, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP, Kukës Alban Çela.

Edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi./ Opinion.al

Pas