Kronikë

EMRAT/ “Motoristi” sekuestron 62 kg lëndë narkotike, arrestohen 7 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 06/08/21 |
Opi Nion

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Motoristi”. Teksa në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Është bërë e mundur gjithashtu dhe arrestimi  në flagrancë i 7 shtetasve:

  1. Korab Cala
  2.  Anton Gjini
  3.  Onfred Dedja
  4.  Gerald Stema
  5.  Klejvis Metalla
  6.  Gernard Lala
  7.  Alfred Sefa

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Pas