Aktualitet

Emrat/ Meta dekreton emërimin e 2 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 15/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri, si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Presidenca bën me dije se kreu i shtetit ka administruar në datën 10 qershor propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

“Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së”-thuhet në njoftimin e presidencës.

Së bashku me këto 2 dy emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

“Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit”-thuhet më tej në njoftim.

Pas