Sajmir Miri dhe Landi Miri janë dy vëllezërit e arrestuar nga policia për vrasjen e 34-vjeçari Indrit Ndoji në Fushë-Krujë.
Dy autorët e krimit janë gjithashtu banues në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve, Ndoji dhe dy autorët e krimit janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas është goditur me një kaçavidë në këmbë. Për shkak të gjakderdhjes Ndoji ka humbur jetën.
Indrit Ndoji ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë ku është konfliktuar me dy vëllezërit. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.