Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Kush janë të gjithë kandidatët e partive në zgjedhjet e 6 marsit?

2022/02/03 at 4:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Kush janë të gjithë kandidatët e partive në zgjedhjet e 6 marsit?

Partia Socialiste ka vendosur Emirajana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë, si kandidaten e saj për zgjedhjet vendore të 6 marsit. Socialistët gjithashtu kanë vendosur të garojnë në Shkodër me një tjetër grua, Majlinda Angonin, aktualisht prefekte të qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, ndërsa në Rrogozhinë, me Edison Memollën, aktualisht kryetar i komanduar. Për Bashkinë e Vorës, PS kandidon arsimtarin Blerim Shera, ndërsa e fundit që u zgjodh ishte kandidatja për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa. Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për Bashkinë e Dibrës, për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në Durrës, anëtarët e Partisë Demokratike i kanë propozuar kryesisë së PD që përfaqësuesi i tyre për bashkinë e Durrësit të jetë Luan Hoti.

Demokratët e Rrogozhinës kërkojnë që në Bashkinë e tyre kandidati të jetë kryetari i kësaj dege Ferdinant Saraçi. Në Shkodër është propozuar Xhemal Bushati, teksa për bashkinë e Vorës është propozuar Ymer Marku.

Nga ana tjetër Komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike, i cili futet në zgjedhje nëpërmjet koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, me LSI dhe Partinë Demokristiane, ka zgjedhur 6 kandidatë të tjerë, përmes primareve, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në bashkinë më të madhe në veri të vendit, “Rithemelimi” do të garojë me Bardh Spahinë, i cili në primare ishte më i votuar ndaj rivalëve të tij Alfred Kocobashi, Arben Maliqi, Astrit Bushati, Irena Shestani Shala dhe Irma Alushi. Befasi në këtë garë brenda kësaj force politike, ishte mospërfshirja e Voltana Ademit, kryetares në detyrë të bashkisë Shkodër. Bardh Spahia është ish-deputet i Partisë Demokratike, me profesion mjek.

Në bashkinë e Durrësit, Komisioni i Rithemelimit do të garojë me inxhinierin e urbanistikës, Ardian Muka.

Me një diferencë të madhesh votash nga rivalët në primaret e Lushnjes, fitoi Elton Bano, i cili do të synojë të drejtojë pas 6 marsit këtë bashki. Në profesion, ai është avokat. Ndërkohë, në Rrogozhinë fitues është shpallur Hekuran Xhani, mjek veteriner, i cili arriti të merrte 211 vota nga 316 në total.

Në Vorë do të jetë ekonomisti Lulzim Vrana, ai do të jetë kandidat i Komisionit të Rithemelimit.  Në Bashkinë e Dibrës, arsimtari Premtim Kryemadhi do të jetë kandidat i “Rithemelimit” më 6 mars.

Etiketa: 6 marsikandidatetzgjedhje

Ju sugjerojmë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Para
Vdekja e fëmijës së mitur, i hiqet licenca kopshtit në Fier

Vdekja e fëmijës së mitur, i hiqet licenca kopshtit në Fier

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

Mbi 2 mijë të infektuar dhe 5 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Cilat shenja të Horoskopit bëjnë më shumë para gjatë jetës së tyre

Cilat shenja të Horoskopit bëjnë më shumë para gjatë jetës së tyre

TE FUNDIT

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
15 Tetor, 2025

DASHI Qielli po ju thërret për veprim! Më në fund po rizbuloni dëshirën për të bërë gjëra që ju kanë...

Lexo më shumë

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com