Kronikë

Emrat/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 28/08/20 |
Opi Nion

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 30 korrik.

Lidhur më këtë ngjarje, policia ka arrestuar në cilësinë e autorëve të vrasjes Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, ky i fundit është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, por ata kanë gënjyer autoritet duke deklaruar se nuk ndodheshin në ambientet e lokalit.

Dy të arrestuarit janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Që të dy janë shokët e Sokol Sanxhaktarin, ata akuzohen për kallëzim të rremë. Deri më tani, në lidhje me vrasjen e Florian Lamçes janë vënë në pranga 4 persona./Opinion.al

Pas