Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se të plagosurit janë babë e bir, të identifikuar si Armando Baboçi, 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç, ky i fundit ka ndërruar mbiemrin.
Sipas informacioneve, dy të plagosurit janë kontingjent të krimit. Më herët, policia njoftoi se ishin shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe autori i ngjarjes./ Opinion.al