Kuvendi ka votuar ditën e sotme shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetë kanë votuar kundër shkarkimit të tij.
Sipas News24 bëhet me dije se deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Metës janë:
- Lefter Maliqi
- Adriatik Alimadhi
- Artur Roshi
- Elda Hoti
- Fatjona Dhimitri
- Suzana Topi
- Gjetan Gjetani
Ndërkohë, kanë qenë 104 deputetë, të cilët kanë votuar pro shkarkimit të Presidentit. Fjala e fundit i mbetet tashmë Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendimin final mbi vijimësinë e punës së Presidentit të Republikës./Opinion.al