Janë bërë publikë emrat e personave të arrestuar ditën e sotme në Kakavijë për korrupsion e kontrabandë mallrash.
Mësohet se në pranga janë vënë Ardit Abria i cili ishte doganier me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj, doganor për kontroll fizik në këtë pikë kufitare.
Ende në kërkim nga policia është doganieri Arben Marvataj si dhe 3 punonjës të Antikontrabandës. Këta të fundit janë Fjodor Rucaj, Norion Spaho dhe Gramoz Shehu.
Sipas Klan News, policia ka arrestuar po ashtu dhe 6 drejtues të mjeteve që transportonin mallra kontrabandë:
1-Valter Dosti
2- Thanas Malaj
3-Rigent Ismaili
4- Astrit Xhaxha
5- Arjan Mustafaj
6- Fatjon Osmani