Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ KLP mbledhje, emërohen krerët e Prokurorive në disa rrethe

2021/02/16 at 2:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ KLP mbledhje, emërohen krerët e Prokurorive në disa rrethe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje plenare online.

Gjatë kësaj mbledhjeje janë bërë emërime të  prokurorëve të përkohshëm, në harkun kohor prej 3 muajsh,  në disa rrethe të vendit.

Konkretisht u vendos:

Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër – Lazër Çardaku

Prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë – Ollga Visi

Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec – Dorina Bejko

Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër – Julian Çafka

Vendime të marra në mbledhjen plenare, 16.02.2021

Sot në datën 16.02.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të zj. Nurihan Seiti dhe zj. Esmeralda Keshi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarëve z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe dy çështje për diskutim dhe miratim; miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.

Gjithashtu, Këshilli u njoh me propozimin e anëtarit z. Vatë Staka për të shtuar në rendin e ditës shpalljen e vakancave për prokuror në Prokurorinë e Posaçme sipas kërkesën drejtuar Këshillit nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja pas miratimin nga Kuvendi me datë 28.01.2021 të numrit të përgjithshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë. Propozimi është mbështetur me 4 (katër) vota pro (z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Vatë Staka dhe z. Tartar Bazaj) dhe rrëzuar me 5 vota kundër.

Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli miratoi unanimisht raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit zj. Flora Reka, z. Alfred Shehu, z. Binas Nina, z. Dritan Gina, z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të z. Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të zj. Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të znj. Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z. Julian Çafka.

Pasi u njoh me prezantimin e raportit vjetor të Komisioneve të Përhershme te Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë gjatë vitit 2020, Këshilli i miratoi ato. Raportet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./Opinion.al

Etiketa: KLPkrermbledhjeprokurorvendime

Ju sugjerojmë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
Kronikë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

3 Nëntor, 2025 6:12 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

3 Nëntor, 2025 5:56 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Para
COVID-19/ Shtatë viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 249 raste të reja dhe 3 viktima

Jakup Krasniqi-prokurorit Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës

Jakup Krasniqi-prokurorit Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës

COVID-19/ Shefja e Shërbimit Infektiv: Sëmundja më e tmerrshme që kam parë

Najada Çomo e denoncoi për shantazhim, flet 32-vjeçarja: Ngatërrova numrin

TE FUNDIT

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
3 Nëntor, 2025

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me  Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,...

Lexo më shumë

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
3 Nëntor, 2025

“Demokracia jonë është më e avancuara në planet. Po, ne jemi një popull i arsimuar, i kulturuar, patriotik, trim dhe...

Lexo më shumë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com